Vusal Isgandarli shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
BKT
Sport

Vusal Isgandarli shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Uran Krasniqi / RTKLive

Vusal Isgandarli është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Sulmuesi ka shkëlqyer të dielën në ndeshjen që Malisheva e fitoi kundër Gjilanit me rezultat 3:1, duke shënuar të tre golat e skuadrës së tij. Për këtë paraqitje, Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, e ka shpërblyer Isgandarl me çmimin “Ylli i Javës”.

Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën e Superligës, ndërsa Isgandarli është vlerësuar si futbollisti më i dalluar i xhiros.

Përzgjedhja e “Yllit të Javës” bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.