S&D: Nuk ka vend në BE për glorifikimin e kriminelëve të luftës
BKT
Lajme

S&D: Nuk ka vend në BE për glorifikimin e kriminelëve të luftës

A.B/RTKLive

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian ka dënuar vendimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të lehtësuar kthimin dhe përkujtimin publik të Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid dhe krime lufte.

S&D e cilësoi këtë veprim si “glorifikim të papranueshëm të një krimineli të dënuar të luftës dhe kryerësit të gjenocidit”, duke e konsideruar një fyerje të rëndë për viktimat dhe familjet e tyre.

Ratko Mlladiq vdiq më 27 gusht në burgun e Hagës, ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës.

“Duke glorifikuar ‘Kasapin e Bosnjës’, Vuçiq po tregon edhe një herë përbuzje ndaj vlerave evropiane”, thuhet në reagimin e S&D.

Grupi evropian kërkon që BE-ja ta mbajë Vuçiqin përgjegjës dhe thekson se “nuk ka vend në Bashkimin Evropian për glorifikimin e kriminelëve të luftës”.

S&D i ka bërë thirrje edhe Partisë Popullore Evropiane (EPP) të vendosë nëse do të vazhdojë ta mbajë partinë e Vuçiqit në radhët e saj apo do të mbrojë vlerat evropiane.

 


MË SHUME NGA Lajme