`AGIA` do ta ketë premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavës
B.H./RTKlive
Filmi kosovar “AGIA”, me regji të Lorin Terezit, do ta ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, një nga festivalet e rëndësishme ndërkombëtare të filmit.
Filmi mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ndërsa në kastin e tij janë aktorët Kosovare Krasniqi, Lurni Krasniqi, Afrim Muçaj, Luan Jahja, Lulzim Zeqja dhe Luiza Xhuvani.
“AGIA” është prodhuar nga Dritan Huqi dhe Florenc Papas, ndërsa bashkëprodhues janë Ivan Djurovic, Elly Senger-Weiss dhe Besnik Krapi.
Në ekipin krijues të filmit bëjnë pjesë profesionistë nga Kosova dhe ndërkombëtarë. Drejtor i fotografisë është Guillaume Le Grontec, dizajner i produksionit Durim Neziri, drejtoreshë artistike Rei Pema dhe kostumografe Stela Laknori.
Për realizimin e filmit kanë kontribuar gjithashtu Reti Mehmeti në grimin, Linda Attab në montazh, Endri Pine dhe Wolfgang Setik në zërim, Gazmend Nela si kolorist, ndërsa muzika është kompozuar nga Jack Scinardo.
Në ekipin e produksionit janë edhe Kelmend Karuni si AD, Kristina Rushiti si mbikëqyrëse e skenarit dhe Edinjo Jahja si menaxher i produksionit.
Premiera botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë përbën një tjetër prezantim të kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare dhe një mundësi për filmin “AGIA” që të prezantohet para audiencës dhe profesionistëve të industrisë së filmit.























