Abdixhiku priti ambasadorin norvegjez në Kosovë
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Lajme

Abdixhiku priti ambasadorin norvegjez në Kosovë

A.B/RTKLive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seancën e sotme konstituive.

Abdixhiku e njoftoi ambasadorin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike dhe qëndrimet mbi të cilat LDK-ja e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbajë këtë pozicion, në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve.

Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku vlerësoi edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme