Ndërpritet seanca konstituive, vazhdon të dielën
N.M. & Sh.Ç/RTKlive
(E plotësuar) Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Seanca do të vazhdojë të dielën në orën 10:00.
Pas largimit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga salla, Haxhiu ndërpreu seancën e sotme, duke njoftuar se ajo do të vazhdojë të dielën.
LDK-ja lëshon sallën, kërkon zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se është e padrejtë që të hidhet në votim kandidati i partisë së tretë pa u zgjedhur më parë ai i partisë së dytë.
Seanca ishte ndërprerë edhe më herët, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan sallën, pas mosvotimit të kandidates së tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkohë, PDK-ja paraprakisht kishte mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për nënkryetar të Kuvendit, Ardian Gola.
Nis vazhdimi i seancës konstituive
(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës nisi vazhdimin e seancës konstituive, me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, e cila ka filluar sot në orën 11:00.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre më herët nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e lëshuan sallën, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.
Paraprakisht, me 101 vota për, Ardian Gola i VV-së është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e VV-së.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deputetët e LVV-së nuk do ta votojnë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se LDK-ja ka vendosur t’i mbështesë propozimet për nënkryetarë të Kuvendit, nëse ato nuk kanë probleme ligjore.
Seanca konstituive pritet të vazhdojë në orën 14:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konsitutive do të vazhdojë sot në orën 14:00.
Bëhet e ditur se në rend dite, në njoftimin e dërguar, është pika “Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit”.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre më herët nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e lëshuan sallën, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.
Paraprakisht, me 101 vota për, Ardian Gola i VV-së është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e VV-së.
Ndërpritet seanca konstituive|Video
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën pasi Vetëvendosje nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.
Kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi se seanca do të ndërpritet, ndërsa deputetët do të njoftohen me kohë për vazhdimin e saj.
Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën pasi deputetët e Vetëvendosjes nuk e votuan kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku. Sipas zhvillimeve në seancë, Çitaku mori vetëm abstenime nga deputetët e VV-së.
Ndërkohë, paraprakisht PDK-ja e kishte mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes për nënkryetar, Ardian Gola.
Kjo situatë ka shkaktuar tensione në seancën konstituive, ndërsa mbetet të shihet se kur do të vazhdojë puna e Kuvendit.
Bëhet e ditur se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, do të mbahet sot në orën 14:00, në sallën e seancave.
PDK-ja lëshon sallën pasi VV-ja nuk ia votoi nënkryetarin
Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën pasi Vetëvendosje nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.
Çitaku mori vetëm abstenime nga deputetët e VV-së. Por, paraprakisht, PDK-ja e votoi Ardian Golen e VV-së.
Nënkryetarët e Kuvendit pritet të votohen veç e veç
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se shefet e grupeve parlamentare kanë rënë dakord që nënkryetarët e Kuvendit të votohen veç e veç.
Propozimet për nënkryetar janë: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.
Vazhdimi i seancës konstituive
Kuvendi i Kosovës pritet ta vazhdojë seancën konstituive, me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, e cila është paralajmëruar të fillojë në orën 11:00.
Zgjedhja e nënkryetarëve mbeti pa u përfunduar në vazhdimin e seancës të mërkurën, pasi deputetët nuk arritën pajtim lidhur me mënyrën e votimit të kandidatëve.
Për këtë arsye, kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi që seanca të shtyhej për të premten.
LVV kërkon ndryshimin e kandidatëve, PDK e LDK kundërshtojnë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se pret gatishmëri nga PDK-ja dhe LDK-ja për të ndryshuar kandidatët e tyre për nënkryetarë të Kuvendit, por nga LDK-ja kanë bërë të qartë se nuk pranojnë kushtëzime për kandidaturën e Kujtim Shalës. Ndërkohë, PDK-ja vazhdon ta mbështesë kandidaturën e Vlora Çitakut.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se pret vullnet dhe gatishmëri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të ndryshuar propozimet e tyre për nënkryetarë të Kuvendit.
“Ndoshta kanë gjetë pak vullnet për me bërë zgjidhje kësaj krize. Të shohim…”, ka thënë Abrashi.
PDK-ja ka propozuar Vlora Çitakun, ndërsa LDK-ja Kujtim Shalën për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
LVV-ja ka bërë të ditur se nuk i ka votat për këta dy kandidatë, duke e lidhur qëndrimin e saj me deklarimet e tyre rreth një marrëveshjeje për çështjen e presidentit.
Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë të qartë se emri i Vlora Çitakut vazhdon të jetë propozimi i partisë për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.
Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kundërshtuar kërkesën që partia e tij të ndryshojë kandidatin për nënkryetar.
Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk funksionon me kushtëzime dhe se nuk pranon atë që e cilësoi si logjikë të LVV-së për t’i nënshtruar subjektet e tjera politike.
“Ne nuk funksionojmë me kushtëzime. S’jemi ata që e bllokojmë konstituimin. Mund t’i tejkalojmë ato që janë subjektive. Logjika e VV-së për t’i nënshtruar të tjerët, nuk kalon”, ka deklaruar Zemaj.
Kështu, përplasjet mes partive rreth kandidatëve për nënkryetarë po vazhdojnë, ndërsa mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë një kompromis për tejkalimin e ngërçit në procesin e konstituimit të Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës do ta vazhdoj sot seancën konstituive, me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të nisë në orën 11:00, në sallën e seancave.























