Qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së|Video
BKT
Lajme

Qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së|Video

Fatos Cervadiku / RTK

Disa orë para nisjes së Marshit për Liri, Prishtina nisi të mbushej me qytetarë. Flamujt e UÇK-së dhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u panë në veturat që vinin nga pjesë të ndryshme të Kosovës. Me vetura, autobusë e në këmbë, qytetarët u nisën drejt sheshit të kryeqytetit për t`iu bashkuar marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me vetura që vinin nga pjesë të ndryshme të Kosovës. Në to, flamujt e UÇK-së dhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit tregonin arsyen e ardhjes së qytetarëve.

Pak para marshit, qytetarët ndaleshin edhe për të blerë flamuj. Përveç atyre që udhëtuan me vetura, në Prishtinë arritën edhe autobusë nga komunat e tjera të Kosovës.

Ata që iu bashkuan marshit thanë se pjesëmarrjen e konsiderojnë të nevojshme, për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

"Është mëse e nevojshme me marrë pjesë në këtë protestë, ata janë njerëz të pafajshëm dhe deshirojmë lirimin e tyre sa më shpejtë", tha një qytetar.

"Pa këta djem nuk ka Kosovë", theksoi tjetri qytetar.

Marshi në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mbajt pak ditë para 16 shtatorit, kur pritet të merret vendimi ndaj tyre nga gjykata e Hagës.


MË SHUME NGA Lajme