Premiera e ‘Vidra’ në PriFilm Fest, ndahen edhe çmimet e PriForum
BKT
Kulturë

Premiera e ‘Vidra’ në PriFilm Fest, ndahen edhe çmimet e PriForum

RTKlive

Në natën e parafundit të PriFilm Fest është shfaqur premiera e filmit ‘Vidra’, një bashkëprodhim nga Mali i Zi, me regji të Srđan Vuletić. Në film luajnë edhe aktorët kosovarë Fatmir Spahiu, Aurita Agushi dhe Edona Reshitaj.

Gjatë kësaj mbrëmjeje janë ndarë edhe çmimet e PriForum – Best Pitch Competition, të cilat u janë akorduar projekteve fituese në kategori të ndryshme.

Production Equipment Support
Çmimi, i dhënë nga IKONË STUDIO (Kosovë), i është akorduar projektit ‘The Space Between’ (Shqipëri).

Video Postproduction Support
Çmimi, i dhënë nga In My Country Production (Kosovë), i është akorduar projektit ‘Tozbaba’ (Turqi).

Full Re-recording, Mix and Technical Delivery Package
Çmimi, i dhënë nga Apophenia (Maqedoni e Veriut), i është akorduar projektit ‘Nobody Loves Sadik’ (Maqedoni e Veriut).

Development Award – Kosovar Project
Çmimi, i dhënë nga QKK, i është akorduar projektit kosovar ‘Ada’.

Vanessa Redgrave Award for Best Pitch
Çmimi, i dhënë nga QKK, i është akorduar projektit ‘A Brighter Word Than Bright’ (Turqi).

PriFilm Fest vazhdon të dielën me natën finale, ku pritet të ndahen edhe çmimet kryesore të festivalit.


MË SHUME NGA Kulturë