“Woman Unknown” fiton Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia
BKT
Kulturë

“Woman Unknown” fiton Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia

G.K/RTKlive

Filmi “Woman Unknown”, me regji të May el-Toukhy, ka fituar Luanin e Artë në edicionin e 83-të të Festivalit të Filmit në Venecia.

Drama, e cila trajton jetën në Danimarkë pas pushtimit nazist, përqendrohet te Marie, një dado dhe shërbyese shtëpie që pritet të martohet me punëdhënësin e saj të pasur, ndërsa fsheh një lidhje të mëparshme me një ushtar gjerman.

Mathilde Arcel, e cila luan rolin e Marie, fitoi gjithashtu çmimin për Aktoren më të Mirë.

Luani i Argjendtë, çmimi i madh i jurisë, i shkoi filmit “Possible Love” të regjisorit koreanojugor Lee Chang-dong.

Ndërkaq, dokumentari “NAZA”, i kineastëve izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, i cili trajton strategjitë ushtarake të përdorura në luftën në Gaza, fitoi çmimin special të jurisë.

“Është vërtet, vërtet veçanërisht e rëndësishme për ne që izraelitët ta shohin këtë film”, tha Abraham.

Dokumentari përmban dëshmitë e 24 personave nga brenda ushtrisë izraelite, përfshirë oficerë të inteligjencës dhe ushtarë, të cilët flasin për luftën në Gaza dhe për atë që ata e përshkruajnë si vrasje sistematike të civilëve palestinezë.

Çmimi Luani i Argjendtë për regjinë iu dha Ilya Krzhanovskyt për filmin “Dau”. Krzhanovsky, i cili ka hequr dorë nga shtetësia ruse në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, ua dedikoi çmimin ukrainasve.

John Malkovich fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë për rolin e tij në komedinë e errët “Wild Horse Nine”. Ai nuk ishte i pranishëm në ceremoni, por përmes një videomesazhi tha se ndihej i nderuar për çmimin.

Regjisori francez Stéphane Brizé fitoi çmimin për skenarin me filmin “A Good Little Soldier”, ndërsa Malou Khebizi mori çmimin Marcello Mastroianni për aktorin në ngritje, për rolin në filmin “15/18 (A Place to Heal)”.

Fituesit u shpallën të shtunën mbrëma nga juria e kryesuar nga Maggie Gyllenhaal. / Burimi: Euro News


MË SHUME NGA Kulturë