Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë
BKT
Lajme

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

RTKlive

Dy persona, një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Malit të Zi, janë ndaluar nga Policia pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 00:30, në rrugën Koshuticë-Jarinjë.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajme