“Summer Culture” sjell produksione ndërkombëtare në skenën e Prishtinës
BKT
Kulturë

“Summer Culture” sjell produksione ndërkombëtare në skenën e Prishtinës

Sh.G|RTKlive

Festivali Ndërkombëtar i Arteve Performuese “Summer Culture” nis të martën në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 20 shtator. Edicioni i 13-të i festivalit sjell krijues, interpretues dhe studiues nga Kosova dhe jashtë saj.

Programi teatror përfshin gjashtë produksione nga Kosova, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Polonia dhe Turqia. Krahas shfaqjeve, programi përfshin biseda me artistë, një lexim skenik, sesione rrjetëzimi, konferenca dhe diskutime pas shfaqjeve.

Festivali ka karakter garues, ndërsa çmimet do të ndahen për aktrimin, regjinë dhe kontributin artistik. Shfaqjet do të prezantohen në hapësirën e qendrës “Barabar”, partnere e festivalit.

Juria e edicionit të sivjetmë përbëhet nga aktorja shqiptare Suela Konjari, regjisorja kosovare Erleta Rexhepi dhe regjisorja, producentja e menaxherja kulturore nga Bullgaria, Ana Bateva.


MË SHUME NGA Kulturë