Wilson: Rusia dhe Vuçiqi po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit
BKT
Lajme

Wilson: Rusia dhe Vuçiqi po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit

A.B/RTKLive

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Rusinë dhe, siç e quan ai, “shtetin e sigurisë të bashkëoptuar nga Vuçiqi”, se po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

"Tashmë, Rusia dhe aparati shtetëror i sigurisë, të cilin Vuçiqi e ka vënë nën kontroll, po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit. Po krijojnë llogari dhe identitete të rreme, përhapin propagandë, përdorin në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore dhe po konsolidojnë të gjitha mediat nën kontrollin e shtetit. Por ne po i vëzhgojmë! Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme", ka shkruar ai në X.

Ai ka theksuar se populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme.


MË SHUME NGA Lajme