Kurti takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit
BKT
Lajme

Kurti takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit, në takimin që u zhvillua një ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re, kryeministri Kurti u përgëzua për arritjet e deritanishme në drejtim të formimit të institucioneve.

"Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves dhe shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin e saj", thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se në takim u diskutua  edhe për rëndësinë e stabilitetit institucional, për aktualitetin, sikurse edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, digjitalizim dhe teknologji të informacionit, mbrojtje, energji, luftimin e dezinformimit etj.

 


MË SHUME NGA Lajme