Bayerni monitoron Wirtz, Liverpooli ende beson te ylli gjerman
F.B/RTKLive
Bayern Munich raportohet se po monitoron situatën e Florian Wirtz, i cili deri më tani nuk ka arritur të justifikojë pritshmëritë te Liverpooli.
23-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2025 nga Bayer Leverkuseni për një shumë të raportuar prej 116 milionë funte, por aventura e tij në “Anfield” nuk ka nisur në mënyrën e pritur.
Wirtz ka regjistruar vetëm shtatë gola dhe nëntë asistime në 54 paraqitje në të gjitha garat me Liverpoolin, ndërsa këtë sezon ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.
Sipas raportimeve të “Teamtalk”, Bayern Munich po e ndjek me vëmendje situatën e reprezentuesit gjerman dhe do të dëshironte ta rikthente atë në Bundesliga.
Megjithatë, Liverpooli nuk ka humbur besimin te Wirtz dhe, për momentin, nuk ka ndërmend të ndahet me të.
Bayern Munich pritet të jetë i gatshëm të ndërhyjë në rast se situata ndryshon dhe Liverpooli vendos ta nxjerrë lojtarin në shitje.























