De la Fuente pritet të vazhdojë me Spanjën deri në vitin 2030
BKT
Sport

De la Fuente pritet të vazhdojë me Spanjën deri në vitin 2030

Uran Krasniqi/RTKLive

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, pritet të nënshkruajë kontratë të re me Federatën Spanjolle të Futbollit, e cila do ta mbajë në këtë detyrë deri në vitin 2030.

De la Fuente, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2028, ka pasur një periudhë shumë të suksesshme në krye të Kombëtares spanjolle. Ai e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Kampionatin Evropian Euro 2024, ndërsa në korrik të këtij viti fitoi edhe Kupën e Botës.

Kontrata e re do i mundëson De la Fuente drejtimin e Spanjës edhe në Kupën e Botës 2030, e cila do të zhvillohet pjesërisht në territorin spanjoll. Spanja do ta organizojë turneun së bashku me Portugalinë dhe Marokun.

Që nga marrja e drejtimit të Kombëtares, De la Fuente ka humbur vetëm dy ndeshje zyrtare në dyzet e një takime.