Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
BKT
Lajme

Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale një imazh me hartën e Evropës, të rrethuar me tela me gjemba, ndërsa në qendër të tij shkruhet me germa të mëdha “MARRE”.

Reagimi i kryeministrit shqiptar vjen gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë. Vendimi po shpallet gjatë ditës së sotme nga trupi gjykues.

Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë sikundër edhe Jakup Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

 


MË SHUME NGA Lajme