12:01 / 16.09.2026
Konjufca: Vendim i trishtueshëm dhe i padrejtë
B.H./RTKlive
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si “të trishtueshëm dhe të padrejtë”.
“Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, tha Konjufca menjëherë pas daljes nga seanca në Hagë ku u shpall aktgjykimi i Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë.























