Paneli i arbitrave mbështet vendimin për Gabrielin pas incidentit me Martinez
BKT
Sport

Paneli i arbitrave mbështet vendimin për Gabrielin pas incidentit me Martinez

F.B/RTKLive

Paneli i Incidenteve Kryesore të Ndeshjeve në Premierligë ka mbështetur vendimin e arbitrit për të mos ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel, pas incidentit të diskutueshëm në ndeshjen ndaj Chelseat.

Gabriel pati një përplasje me portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez, gjatë një aksioni në zonën e rreptësisë në pjesën e parë të fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Chelseat javën e kaluar.

Arbitri Chris Kavanagh nuk ndërhyri pas incidentit, ndërsa rasti u shqyrtua edhe nga VAR-i. Vendimi shkaktoi reagime, veçanërisht te tifozët e Chelseat, të cilët kërkonin përjashtimin e mbrojtësit brazilian.

Megjithatë, Paneli i Incidenteve Kryesore të Ndeshjeve (KMI) e ka shqyrtuar rastin dhe ka dalë në përfundimin se vendimi për të mos dhënë karton të kuq ishte i drejtë.

“Disa lojtarë ishin në tokë duke luftuar dhe sfiduar për topin e lirë, ndërsa veprimi i Gabrielit nuk u konsiderua si akt i sjelljes së dhunshme apo ndërhyrje serioze”, thuhet në arsyetimin e panelit.

Vendimi do të thotë se Gabrieli ruan rekordin e tij pa karton të kuq direkt në 265 paraqitje me Arsenalin. Në Premierligë, ai ka marrë 27 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq, të dy pas dy kartonëve të verdhë.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të të njëjtit mendim. Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, e kishte cilësuar brazilianin “jashtëzakonisht me fat” që i shpëtoi përjashtimit.

Edhe Ashley Young kishte shprehur të njëjtin mendim menjëherë pas incidentit.

“Jam dakord. Kur topi është në tokë dhe Martinez e ka atë, Gabrieli e ngre këmbën shumë lart. Nuk jam i sigurt pse rasti nuk shkoi te VAR-i ose nëse është shqyrtuar siç duhet, sepse ai është larg topit. Ka shpëtuar pa u ndëshkuar”, kishte deklaruar Young.

Gabrieli pritet të jetë sërish në formacion për Arsenalin në ndeshjen e radhës ndaj Brightonit të shtunën, me londinezët që synojnë të ruajnë epërsinë në krye të tabelës.