Formula 1 zbulon kalendarin e 2027-ës, rikthehen Portugalia dhe Turqia
F.B/RTKLive
Formula 1 ka publikuar kalendarin zyrtar për sezonin 2027, i cili do të sjellë disa ndryshime në krahasim me edicionin paraprak.
Botërori do të zhvillohet me 24 gara në 22 vende, në pesë kontinente, ndërsa numri i garave Sprint do të rritet ndjeshëm, nga gjashtë në 10 gara Sprint.
Risi të rëndësishme janë edhe rikthimet e Portugalisë dhe Turqisë në kalendarin e Formula 1.
Sezoni i ri do të nisë në Bahrejn, në fundjavën 12-14 mars, ndërsa testet para sezonit do të zhvillohen në pistën e Sakhirut nga 24 deri më 27 shkurt.
Gara hapëse në Bahrejn do të zhvillohet në formatin Sprint, ndërsa më pas cirkuiti i Formula 1 do të zhvendoset në Arabinë Saudite. Australia dhe Japonia do të kenë gjithashtu gara Sprint, përpara ndalesës në Kinë.
Pas garave në Miami dhe Kanada, Botërori do të rikthehet në Evropë. Një nga risitë e kalendarit është Çmimi i Madh i Monakos, i cili do të zhvillohet në formatin Sprint më 4-6 qershor.
Portugalia do të rikthehet në qershor, me garën në Portimão të planifikuar për 18-20 qershor, ndërsa Turqia do të rikthehet në muajin tetor. Gara në Stamboll do të zhvillohet mes Çmimit të Madh të Azerbajxhanit dhe atij të Singaporit.
Edhe disa prej pistave tradicionale do të presin formatin Sprint. Gara të tilla do të zhvillohen në Silverstone dhe Monza, ndërsa në pjesën e fundit të sezonit Sprint do të ketë edhe në São Paulo, Katar dhe Abu Dhabi.
Faza përmbyllëse e kampionatit do të nisë në tetor me garat në Austin, Meksikë dhe São Paulo, përpara ndalesës në Las Vegas. Sezoni do të mbyllet me dy gara radhazi në Lindjen e Mesme, në Katar dhe Abu Dhabi.
Kalendari i Formula 1 për sezonin 2027
Bahrein – Sakhir: 12-14 mars, Sprint
Arabia Saudite – Jeddah: 19-21 mars
Australi – Melbourne: 2-4 prill, Sprint
Japoni – Suzuka: 9-11 prill, Sprint
Kinë – Shanghai: 16-18 prill
SHBA – Miami: 30 prill-2 maj
Kanada – Montréal: 21-23 maj, Sprint
Monako – Montekarlo: 4-6 qershor, Sprint
Portugali – Portimão: 18-20 qershor
Britani e Madhe – Silverstone: 2-4 korrik, Sprint
Austri – Spielberg: 9-11 korrik
Belgjikë – Spa-Francorchamps: 23-25 korrik
Hungari – Budapest: 30 korrik-1 gusht
Itali – Monza: 3-5 shtator, Sprint
Spanjë – Madrid: 10-12 shtator
Azerbajxhan – Baku: 24-26 shtator
Turqi – Stamboll: 1-3 tetor
Singapor: 8-10 tetor
SHBA – Austin: 22-24 tetor
Meksikë – Mexico City: 29-31 tetor
Brazil – São Paulo: 5-7 nëntor, Sprint
SHBA – Las Vegas: 18-20 nëntor
Katar – Lusail: 3-5 dhjetor, Sprint
Abu Dhabi – Yas Marina: 10-12 dhjetor, Sprint























