Tasholli bën thirrje për qetësi pas aktgjykimit në Hagë
Sh.G|RTKlive
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka emër” ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi.
Tasholli e cilësoi aktgjykimin si precedent të rrezikshëm për Perëndimin dhe Bashkimin Evropian, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas tij, është interpretuar drejtësia.
“Në shumë dimensione, po e para është që ka krijuar precedent të rrezikshëm për perëndimin, për Bashkimin Evropian, sepse u ka lënë një shenjë shumë të madh gjeneratave dhe fëmijëve të tyre që do të vijnë pas, duke e interpretuar drejtësinë brenda vegëlzimeve të tyre politike. Precedenti i dytë i rrezikshëm është një lloj pabesie në raport me miqësinë, sepse ka dhënë shembull që edhe kur jemi brenda korrektesisë politike mund të manipulohemi.
Tasholli tha se qytetarët janë të zhgënjyer nga verdikti, por sipas tij, kjo nuk duhet të ndikojë në përpjekjet për mbrojtjen e pastërtisë së UÇK-së.
“Do të thotë ajo që e thashë në fillim, qytetarët janë të zhgënjyer dhe të fyer nga verdikti që ndodhi atje, po kjo kurrsesi nuk duhet të na dekurajojë sepse beteja për pastërtinë e UÇK-së do të jetë e vazhdueshme. Ne nuk kemi njet as të dorëzohemi e as të ikim; qytetarët duhet ta ruajnë atë që e kemi me mund, sakrificë e gjak që është ndërtuar deri më tani dhe të jemi të vëmendshëm për krejt këtë që po na ndodh. Më e vërtetë, absurditeti i asaj gjykate është përtej çdo racionaliteti, sepse në një shifër normale të statistikimit të asaj se çfarë po ndodh në raport me Serbinë në këtë process si shembull i ke kosovarët me 81 vjet burg dhe e ke Serbinë me krejt atë genocid me 69 vjet burg. Ose krahasimi tjetër: Shesheli është i dënuar 10 vjet, ndërsa këtu 25 vjet burg. Do të thotë kjo është tragjikomedia e krejt kësaj se çfarë po ndodh për hesape që për mua janë shumë të çuditshme, por nuk jemi ne ata që e meritojmë. Gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm që në vazhdimësi ta ruajmë atë që e kemi, por nuk do të dorëzohemi kurrë në betejat tona për pastërtinë e ushtarit të lirisë” tha tasholli.
Në fund, Tasholli theksoi se procesi nuk ka përfunduar me aktgjykimin dhe se mbeten procedura të tjera që duhet të ndiqen.
Ai përsëriti thirrjen për qetësi, ndërsa nga platforma qytetare “Liria ka emër” u bë thirrje që qytetarët të ruajnë qetësinë gjatë zhvillimeve të mëtejshme.























