Silva pas fitores ndaj Milanit: Ishte një mbrëmje e madhe për ne
BKT
Sport

Silva pas fitores ndaj Milanit: Ishte një mbrëmje e madhe për ne

F.B/RTKLive

Trajneri i Benficës, Marco Silva, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-0 ndaj Milanit, në ndeshjen e parë të Europa League.

Silva e cilësoi mbrëmjen të veçantë për klubin portugez, por theksoi se skuadra ende ka aspekte për të përmirësuar, veçanërisht në fazën defensive dhe në vendimmarrje gjatë mbajtjes së topit.

“Ishte një mbrëmje e madhe për ne, por jo perfekte, sepse perfeksioni është i rrallë në futboll. Të mposhtësh Milanin nuk është asnjëherë e lehtë. Dua t’i përgëzoj lojtarët për paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme, por ende kemi shumë për të përmirësuar, sidomos në aspektin defensiv dhe në marrjen e vendimeve më të mira kur kemi topin”, ka deklaruar Silva.

Kjo ishte fitorja e parë zyrtare e Benficas ndaj Milanit në historinë e përballjeve mes dy skuadrave.

“Është fantastike që arritëm t’ua dhurojmë këto tri pikë tifozëve tanë. Një klub me këtë përmasë duhet ta nisë gjithmonë një turne me ambicie të mëdha. Nuk duhet të kemi frikë të luajmë futbollin tonë ndaj asnjë kundërshtari”, ka shtuar trajneri portugez.