Besiktas-Marseille, superdueli i Europa League-s vjen sonte në RTK
BKT
Sport

Besiktas-Marseille, superdueli i Europa League-s vjen sonte në RTK

Europa League vazhdon sonte me nëntë ndeshje që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.

Vëmendja kryesore do të jetë në Stamboll, ku Besiktasi do të përballet me Marseille-n në një duel që pritet të sjellë emocione të shumta.

Kjo përballje do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke nisur nga ora 21:00.

Edhe në ndeshjet e tjera të mbrëmjes priten përballje interesante, ndërsa skuadrat do të kërkojnë ta nisin me rezultat pozitiv rrugëtimin e tyre në Europa League.