Klopp ndryshon Gjermaninë, shumë risi në grumbullimin e parë
BKT
Sport

Klopp ndryshon Gjermaninë, shumë risi në grumbullimin e parë

F.B/RTKLive

Jurgen Klopp ka nisur të sjellë ndryshime të mëdha në Kombëtaren e Gjermanisë, duke surprizuar me listën e tij të parë të lojtarëve të grumbulluar.

Trajneri i ri i “Pancerëve” ka përfshirë gjithsej 44 futbollistë në dy lista të ndryshme për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, duke i dhënë një tjetër pamje përfaqësueses gjermane.

Që prej emërimit të Kloppit në krye të Gjermanisë, në ambientin e kombëtares është rritur optimizmi. Pasardhësi i Julian Nagelsmann zyrtarizoi të enjten listën e tij të parë, pas disa ditësh me informacione të rrjedhura në media.

Në mesin e të grumbulluarve janë edhe 11 futbollistë që marrin ftesën e parë me ekipin kombëtar. Bëhet fjalë për Felix Keidel, Finn Jeltsch, Hennes Behrens, Max Rosenfelder, Philipp Treu, Derry Scherhant, Yannik Engelhardt, Bambasé Conté, Younes Ebnoutalib, Vitaly Janelt dhe Mika Baur.

Klopp ka zgjedhur të përdorë dy grupe të ndryshme lojtarësh për sfidat e ardhshme, duke i dhënë mundësi një numri të madh futbollistësh për të treguar veten.

Lista e parë

Portierë: Finn Dahmen, Alexander Nübel, Marc-André ter Stegen.

Mbrojtës: Hennes Behrens, Yann Aurel Bisseck, Nathaniel Brown, Max Rosenfelder, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah, Philipp Treu, Josha Vagnoman.

Mesfushorë: Nadiem Amiri, Bambasé Conté, Yannik Engelhardt, Chris Führich, Serge Gnabry, Lennart Karl, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Felix Nmecha, Kevin Schade, Anton Stach.

Sulmues: Younes Ebnoutalib, Kai Havertz.

Lista e dytë

Portierë: Noah Atubolu, Finn Dahmen, Jonas Urbig.

Mbrojtës: Waldemar Anton, Ridle Baku, Finn Jeltsch, Maximilian Mittelstädt, David Raum, Malick Thiaw.

Mesfushorë: Karim Adeyemi, Mika Baur, Tom Bischof, Said El Mala, Brajan Gruda, Vitaly Janelt, Felix Keidel, Aleksandar Pavlović, Derry Scherhant, Florian Wirtz.

Sulmues: Jonathan Burkardt, Nick Woltemade.

Me këtë qasje, Klopp po sinjalizon se dëshiron të zgjerojë konkurrencën brenda përfaqësueses dhe t’u japë hapësirë edhe emrave të rinj, përkrah yjeve të konfirmuar të futbollit gjerman.