Njësia A4 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në operim
BKT
Lajme

Njësia A4 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në operim

B.H./RTKlive

Njësia A4 e termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të sanimeve teknike.

Sipas njoftimit nga Korporata Energjetike e Kosovës, startimi i njësisë është bërë sot rreth orës 04:00, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30.

Aktualisht, njësia A4 është në operim dhe gjendja e saj raportohet stabile. Në njoftim, KEK-u ka shprehur falënderim për stafin teknik dhe të gjithë punonjësit e termocentralit “Kosova A” për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre në mirëmbajtjen dhe funksionimin e njësive prodhuese.


MË SHUME NGA Lajme