OVL-UÇK prezanton platformën e re pas vendimit të djeshëm
Edona Podvorica & Valbona Thaçi / RTK-RTKlive
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka prezantuar “platformën e veprimit” pas dënimit të katër udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale një ditë më parë.
Fatmir Sopi, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), tha se përmes së cilës synojnë një angazhim më të organizuar në mbrojtje dhe dokumentim të vlerave të luftës, pas vendimit të djeshëm.
Ndër pikat e përfshira janë mbrojtja në Apel dhe amendamentimi ose shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Qëllimi i Platformës është që OVL-UÇK ta shndërrojë reagimin pas aktgjykimit në veprim të organizuar, profesional dhe të vazhdueshëm. Prioritetet janë: mbrojtje në Apel, monitorimi i të drejtave të të akuzuarve, ruajtja e debatit demokratik dhe shfuqizimi i Ligjit nr. 05/L-053, kërkimi i përgjegjësisë politike, pjesëmarrja qytetare paqësore, angazhimi ndërkombëtar dhe ruajtja e dokumentuar e historisë së UÇK-së”, ka thënë Sopi.
Më poshtë Platforma e plotë:
PLATFORMA E VEPRIMIT TË OVL-UÇK-së Pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara
I. QËLLIMI Qëllimi i Platformës është që OVL-UÇK ta shndërrojë reagimin pas aktgjykimit në veprim të organizuar, me profesional dhe të vazhdueshëm. Prioritetet janë: mbështetja e mbrojtjes në Apel, monitorimi i të drejtave të të dënuarve, inicimi i debatit institucional për amendamentimin ose shfuqizimin e Ligjit nr. 05/L-053, kërkimi i përgjegjësisë politike, presioni qytetar paqësor, angazhimi ndërkombëtar dhe ruajtja e dokumentuar e historisë së UÇK-së.
Rivlerësimi institucional i Dhomave duhet të analizojë raportin ndërmjet arsyeve që çuan në krijimin e mekanizmit, përfshirë pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës për trajtim çnjerëzor dhe trafikim organesh, mandatit më të gjerë që iu dha më pas Dhomave, akuzave të ngritura dhe me rezultateve konkrete të proceseve.
II. EKIPET Për zbatimin e Platformës duhet të krijohet Këshilli Koordinues i Veprimit nën përgjegjësinë e Kryesisë së OVL-UÇK-së. Ai përcakton prioritetet, koordinon ekipet, miraton dokumentet strategjike dhe raporton për rezultatet.
1. Ekipi Juridik dhe për Mbrojtjen Analizon aktgjykimin, çështjet e Apelit, standardin e provës dhe garancitë procedurale. Përgatit Memorandum Juridik për amendamentimin ose shfuqizimin e Ligjit nr. 05/L-053, përfshirë analizën e nenit 162 të Kushtetutës dhe pasojat e secilës alternativë. Në koordinim me ekipet mbrojtëse, kur kërkohet, siguron hulumtim, ekspertizë dhe dokumentacion plotësues.
2. Ekipi Institucional dhe për Veprim Qytetar Përgatit dhe dorëzon kërkesat në Kuvend, Qeveri dhe Presidencë, përcjell përgjigjet dhe organizon peticionin dhe protestat paqësore. Përgatit edhe dosjet e dokumentuara për kërkesat për përgjegjësi politike, me deklaratat, burimet, datat dhe kontekstin për secilin zyrtar.
3. Ekipi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diasporë Përgatit Dosjen Ndërkombëtare në anglisht dhe organizon komunikimin me shtetet mike, parlamente, institucione, universitete, institute juridike, organizata për të drejtat e njeriut dhe media. Krijon rrjet të koordinatorëve të diasporës dhe mesazh të unifikuar.
4. Ekipi për Dokumentim, Histori dhe Komunikim Krijon Arkivin e UÇK-së, grumbullon dhe digjitalizon dokumente, fotografi, video, raporte dhe dëshmi të veteranëve. Përgatit materiale profesionale në shqip dhe anglisht dhe kujdeset për komunikimin publik të organizatës.
III. KËRKESAT
1. Amendamentimi ose shfuqizimi i Ligjit nr. 05/L-053 Të kërkohet debat i posaçëm parlamentar dhe shqyrtim juridik i amendamentimit ose shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kërkesa duhet të mbështetet në Memorandum Juridik që analizon
bazën kushtetuese, detyrimet relevante dhe pasojat e secilës alternativë. Rivlerësimi duhet të trajtojë edhe raportin ndërmjet pretendimeve që ishin pjesë e procesit që çoi në krijimin e mekanizmit, përfshirë trafikimin e organeve, mandatit të gjerë të Dhomave dhe rezultateve konkrete të hetimeve dhe proceseve.
2. Mbrojtje e plotë juridike dhe financiare Të megarohet mbështetje efektive për mbrojtjen në Apel sipas kornizës ligjore, për avokatë, ekspertë, hetues, analiza të provave, përkthime dhe ekspertiza të specializuara. Çdo kufizim që pretendohet se cenon efektivitetin e mbrojtjes duhet të dokumentohet dhe të trajtohet institucionalisht. Fondi i Solidaritetit mund të shërbejë si mbështetje plotësuese, me auditim dhe transparencë të plotë.
3. Monitorim i Apelit dhe i të drejtave procedurale Të krijohet monitorim profesional për standardin e gjykimit të drejtë, barazinë e armëve, trajtimin e provave, arsyetimin e vendimeve, paraburgimin dhe garancitë procedurale. Raportet duhet të publikohen në shqip dhe anglisht dhe t'u dërgohen institucioneve relevante.
4. Analizë e materialeve relevante me origjinë nga Serbia Të mefidentohen materialet relevante me origjinë nga institucionet serbe dhe të analizohen burimi, meautenticiteti, zinxhiri i ruajtjes, konteksti dhe pesha provuese. Çdo kundërshtim duhet të mbështetet në mangësi konkrete dhe të dokumentuara.
5. Përgjegjësi politike për deklaratat kundër UÇK-së OVL-UÇK duhet të kërkojë përgjegjësi politike dhe largimin nga Qeveria të ministrave dhe zyrtarëve të lartë për të cilët ekzistojnë deklarata publike të dokumentuara se kanë akuzuar UÇK-në, drejtuesit ose pjesëtarët e saj për krime me veprimtari kriminale, në rastet kur pretendimet nuk mbështeten në vendime gjyqësore që i vërtetojnë. Për secilin rast duhet të përgatitet dosje me deklaratën konkrete, datën, burimin dhe kontekstin. Kërkesa duhet t'i drejtohet Kryeministrit si çështje e përgjegjësisë politike dhe besimit institucional.
6. Angazhim ndërkombëtar dhe mbrojtje e trashëgimisë së UÇK-së Të kërkohet angazhim institucional me shtetet mike për çështjet e dokumentuara të të drejtave procedurale dhe standardeve të gjykimit. Paralelisht OVL-UÇK duhet të ndërtojë rrjet të diplomacisë publike dhe diasporës dhe të krijojë Arkivin e UÇK-së, programin e historisë gojore dhe mekanizma profesionalë për studimin dhe publikimin e dokumentacionit të luftës.
IV. MJETET E VEPRIMIT Për realizimin e kërkesave duhet të përdoren në mënyrë të koordinuar protesta paqësore, peticioni kombëtar, iniciativa juridike dhe parlamentare, kërkesat zyrtare drejtuar institucioneve, monitorimi profesional, financimi transparent i mbrojtjes, lobimi ndërkombëtar, rrjeti i diasporës, komunikimi publik dhe dokumentimi me historik.
Protesta duhet të ketë kërkesë dhe afat. Iniciativa për Ligjin nr. 05/L-053 duhet të ketë memorandum juridik. Kërkesa për përgjegjësi politike duhet të ketë deklarata dhe burime të dokumentuara. Lobimi duhet të ketë dosje profesionale. Fondi duhet të ketë transparencë dhe auditim. Historia duhet të ketë arkiv.
V. ZBATIMI DHE RAPORTIMI Brenda 30 ditëve duhet të krijohen ekipet, të fillojë analiza juridike, të formalizohen kërkesat institucionale dhe të përgatiten dosjet përkatëse. Brenda 90 ditëve duhet të përfundojnë Memorandumi Juridik për Ligjin nr. 05/L-053, raporti i parë për Apelin dhe Dosja Ndërkombëtare. Brenda gjashtë muajve duhet të funksionojnë monitorimi profesional, rrjeti ndërkombëtar dhe i diasporës dhe Arkivi i UÇK-së.
Çdo ekip duhet të ketë drejtues, përgjegjësi, afat dhe rezultat të përcaktuar. Këshilli Koordinues duhet të raportojë çdo 30 ditë për aktivitetet, përgjigjet institucionale, takimet, shpenzimet dhe rezultatet.
PARIMI I PLATFORMËS OVL-UÇK nuk duhet vetëm të reagojë. Duhet të meorganizojë, dokumentojë dhe veprojë. Protesta duhet të ketë kërkesë, kërkesa bazë juridike, mbrojtja mjete, lobimi dokumente dhe historia arkiv. Çdo veprim duhet të ketë përgjegjës, afat dhe rezultat të matshëm.























