Qytetarët mblidhen për të kundërshtuar aktgjykimin e Speciales
BKT
Lajme

Qytetarët mblidhen për të kundërshtuar aktgjykimin e Speciales

Hysni Demaku/RTK

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të tretën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Folësit në protestë kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe mbrojtje të pakufizuar për mbrojtjen e çlirimtarëve.

“Jemi mbledhur jo vetëm për të mbrojtur çlirimtarët, por për të mbrojtur të vërtetën tonë, historinë tonë të pasur dhe dinjitetin e popullit që u ngrit nga hiri për të kërkuar liri. Jemi këtu sot për të thënë me një zë të bashkuar: Jo në emrin tim”, tha Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të tubimeve.


MË SHUME NGA Lajme