Arrestohet një person në Junik
BKT
Lajme

Arrestohet një person në Junik

B.H./RTKlive

Një person është arrestuar në Junik, pasi dyshohet për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas Policisë së Kosovës, më 18 shtator 2026, Stacioni Policor në Junik është njoftuar për të shtëna me armë në rrugën “Luan Haradinaj”.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar personin e dyshuar. Gjatë kontrollit, te ai janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë e tipit TT; një karikator i së njëjtës armë; 52 fishekë; 8 gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajme