FSK në ushtrime të përbashkëta me SHBA-në, Kroacinë dhe Shqipërinë
BKT
Lajme

FSK në ushtrime të përbashkëta me SHBA-në, Kroacinë dhe Shqipërinë

E.Hoti/RTKlive

Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë ushtrime të përbashkëta me ushtritë partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria.

Sipas njoftimit të FSK-së ushtrimet do të zgjasin nga data 21 shtator deri më 2 tetor 2026.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 21 shtator deri më 2 tetor 2026 Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA, Kroaci dhe Shqipëri do të realizojnë ushtrimin fushor ‘VALOR SHIELD 2026’”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme