Personat e shurdhër kërkojnë më shumë përkrahje |Video
BKT
Lajme

Personat e shurdhër kërkojnë më shumë përkrahje |Video

Ganimete Baliu / RTK

Në Javën Ndërkombëtare të Personave të Shurdhër, kërkohet më shumë përkrahje dhe respektimin e drejtave të tyre, në veçanti në avancimin e kuadrit ligjor për gjuhën e shenjave.

Më shumë përkrahje dhe ndërgjegjësim për të drejtat themelore për komunikim dhe përfshirje të barabartë në shoqëri, kërkuan përfaqësuesit e Shoqatës së Personave të Shurdhër.

Sipas tyre, ndër sfidat kryesore mbetet mungesa e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave.

“Nuk kemi për shembull shërbime të interpretimit të institucionit tjera ose familje ose diku tjetër qëllimi jone është që koncept dokumenti te kaloje sa ma shpjete ne qeveri dhe te punoj zhvillimi i ligjit për gjuhen e shenjave”, ka thënë Nebih Cakaj, Hulumtues i gjuhës së shenjave në Shoqatën Kosovare të Shurdhërve.

Mbështetje në kërkesat e personave të shurdhër premtoi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

 “Ofrojë mbështetjen time në adresimin e kërkesave që i keni sepse jam shumë e bindur që kur institucionet dhe organizatat shoqatat janë bashkë shumë më lehtë shtyhen përpara nevojat në këtë rast të komunitetit të shurdhërve por edhe komuniteteve te tjera ne republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Java e Dyerve të Hapura do të shërbejë gjithashtu si një mundësi për qytetarët dhe institucionet që të njihen më nga afër me komunitetin e personave të shurdhër dhe rëndësinë e gjuhës së shenjave.


MË SHUME NGA Lajme