Publikohen rezultatet për trashëgiminë kulturore 2026
BKT
Kulturë

Publikohen rezultatet për trashëgiminë kulturore 2026

Sh.G|RTKlive

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka publikuar rezultatet përfundimtare të Thirrjes Publike “Ngritja e Kapaciteteve Profesionale në Fushën e Trashëgimisë Kulturore 2026”.

Sipas njoftimit të ministrisë, thirrja ka për qëllim mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të fushës së trashëgimisë kulturore.

Rezultatet përfundimtare të thirrjes janë bërë publike nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa lista e projekteve dhe përfituesve mund të konsultohet në dokumentin zyrtar të publikuar nga institucioni.

Me këtë thirrje, ministria synon të mbështesë iniciativa që ndikojnë në zhvillimin e ekspertizës dhe kapaciteteve profesionale në sektorin e trashëgimisë kulturore.


MË SHUME NGA Kulturë