Filharmonia e Kosovës rikthen programin “Arti në shkolla”
M.P. / RTKlive
Në prag të sezonit artistik 2026/2027, Filharmonia e Kosovës rikthehet me programin edukativ “Arti në shkolla”, i cili synon t’ua afrojë nxënësve botën e muzikës dhe t’i njohë ata me instrumentet e ndryshme të orkestrës.
Në kuadër të programit, të martën, nga ora 14:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, do të prezantohet harpa, përmes një aktiviteti të dedikuar nxënësve të shkollave fillore.
Instrumentin do ta prezantojë harpistja shqiptare Bujana Ameti, e cila jeton dhe vepron në Gjermani.
Përmes programit “Arti në shkolla”, Filharmonia e Kosovës synon të krijojë mundësi që fëmijët të njihen nga afër me instrumentet muzikore dhe të zhvillojnë interesimin e tyre për muzikën dhe artin.
Aktiviteti është pjesë e programeve edukative të Filharmonisë së Kosovës, në funksion të afrimit të institucioneve kulturore me gjeneratat e reja.























