KFOR trajnon personelin për përdorimin e sigurt të dronëve në Camp Bondsteel
V. Th. / RTKLive
Personeli shumëkombësh për çështje publike i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja ka ndjekur trajnim për përdorimin e sigurt të sistemeve të vogla të mjeteve ajrore pa pilot në Camp Bondsteel.
Sipas KFOR-it, trajnimi kishte për qëllim avancimin e kapaciteteve për realizimin e pamjeve ajrore dhe përdorimin e tyre në aktivitetet e komunikimit publik.
Instruktorë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania zhvilluan trajnim praktik për personelin e çështjeve publike nga Irlanda dhe SHBA-ja, duke u mundësuar pjesëmarrësve të përmirësojnë aftësitë për integrimin e pamjeve ajrore në operacionet e komunikimit publik.
KFOR-i tha se trajnimi kontribuon në forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet pjesëtarëve të vendeve të ndryshme, si dhe në zgjerimin e kapaciteteve të misionit për të dokumentuar dhe komunikuar aktivitetet e tij në të gjithë Kosovën.























