Mahmuti: Vendimet e Speciales rrezikojnë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës
Zenel Hajrizi| RTK
"Më 16 shtator Dhomat e Specializuara sollën një vendim që rrënon kushtetutën dhe Pavarësinës e Kosovës duke hapë rrugë për të nxitë qarqe luftënxitëse në këtë pjesë të Ballaknit. Mobilizimi është domosdoshmëri e kohës meqë jemi para një gjendje të jashtëzakonshme" nënvizoi kryetari i Qendrës " Gjenocidi në Kosovë - plagë e hapur " Bardhyl Mahmuti.
"Ne kemi ba një memorandum që në përputhje me kompetencat kushtetuese, neni 131 i Kushtetutës së Kosovës që janë të përkufizuar në ëfarë rrethanash mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe mund ta trajtojmë veqanërisht secilën, ne kërkojmë nga institucionet prej presidencës, qeverisë, partive politike, deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mobilizohen sepse çdo vonesë mund të na kushtoje shumë", tha Bardhyl Mahmuti.























