Kosovë -SHBA, fokus te avancimi i kapaciteteve të FSK-së
BKT
Foto:Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës
Lajme

Kosovë -SHBA, fokus te avancimi i kapaciteteve të FSK-së

V. Th. / RTKLive

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes është ritheksuar gjatë Punëtorisë Vjetore M2M, e cila u zhvillua në Kosovë.

Gjatë punëtorisë u diskutuan prioritetet e përbashkëta dhe hapat konkretë për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe rritjen e bashkëveprimit të saj me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë proces, Ministria e Mbrojtjes vlerësoi edhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit Kosovë-SHBA.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se fokusi do të jetë në përkthimin e planeve të përbashkëta në veprime konkrete.

“Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë - t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, u shpreh Maqedonci.

Punëtoria synoi forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm për zhvillimin e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë së FSK-së me partnerët e saj.


MË SHUME NGA Lajme