QKK hap konkursin për projektet filmike 2026
Sh.G|RTKlive
Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka hapur Konkursin për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2026.
Sipas njoftimit të QKK-së, konkursi i këtij viti sjell edhe tri kategori të reja për mbështetjen e projekteve filmike: bashkëprodhim minor për film të metrazhit të shkurtër, mbështetje për shkrimin e skenarit për serial televiziv dhe film i metrazhit të shkurtër bazuar në materiale arkivore.
Në kuadër të konkursit, QKK-ja do të mbështesë projekte në 14 kategori:
Film i metrazhit të gjatë – artistik;
Film i metrazhit të gjatë – dokumentar;
Film i metrazhit të gjatë – me buxhet të ulët, avant-gardë/eksperimental;
Bashkëprodhim minor për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe dokumentar;
Film i metrazhit të shkurtër – artistik;
Film i metrazhit të shkurtër – i animuar;
Film i metrazhit të shkurtër – dokumentar;
Film i metrazhit të shkurtër – studentor;
Bashkëprodhim minor për film të metrazhit të shkurtër – artistik, dokumentar dhe i animuar;
Mbështetje për shkrim të skenarit për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe i animuar;
Zhvillim i projektit për film të metrazhit të gjatë – artistik, dokumentar dhe i animuar;
Mbështetje për shkrim të skenarit për serial televiziv;
Post-produksion për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe dokumentar;
Film i metrazhit të shkurtër bazuar në materiale arkivore.
Konkursi është i hapur nga 23 shtatori deri më 25 tetor 2026, ndërsa afati për aplikim përfundon më 25 tetor 2026, në orën 00:00.
QKK-ja ka bërë të ditur se përmes këtij konkursi synohet mbështetja e projekteve filmike në kategori të ndryshme, nga zhvillimi dhe shkrimi i skenarëve deri te produksioni dhe post-produksioni.























