Rama: Orkestra e Kryeqytetit po i jep Prishtinës një identitet të ri artistik
BKT
Foto/Perparim Rama /FB
Kulturë

Rama: Orkestra e Kryeqytetit po i jep Prishtinës një identitet të ri artistik

Sh.G|RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar punën dhe angazhimin e artistëve të Orkestrës së Kryeqytetit, duke e cilësuar atë si një nga elementet që po i jep një dimension të ri jetës kulturore të kryeqytetit.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka shprehur mirënjohje për artistët, me theks të veçantë për Gencin dhe Gresën, për të cilët tha se po kontribuojnë me përkushtim dhe pasion në zhvillimin e skenës muzikore të Prishtinës.

“Orkestra e Kryeqytetit është krenaria jonë! Talent, kulturë dhe një identitet i ri artistik për Prishtinën”, ka shkruar Rama.

Ai ka vlerësuar gjithashtu punën e të gjithë artistëve, duke thënë se përkushtimi dhe puna e tyre po kontribuojnë në ngritjen e muzikës dhe kulturës së kryeqytetit.

“Prishtina tingëllon më bukur me ju!”, ka përfunduar Rama.

 


MË SHUME NGA Kulturë