08:16 / 24.09.2026
Kjo është agjenda e aktiviteteve për trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut
N.M. /RTKlive
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, më 24 shtator, do të zhvillohen aktivitete për shënimin e trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sipas njoftimit, aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me vizitën te familja e Afrim Bunjakut në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën 10:40 do të zhvillohen homazhe te varri i tij.
Në orën 12:00, në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ndërkaq, në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore.
MPB-ja ka bërë të ditur se pjesëmarrja e mediave është e mirëseardhur për pasqyrimin e këtyre aktiviteteve përkujtimore.























