11:37 / 24.09.2026
Ambasada gjermane kujton Afrim Bunjakun: Drejtësia duhet të vihet në vend
E.Hoti/RTKlive
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij gjatë sulmit në Banjskë.
Përmes një postimi, Ambasada gjermane ka theksuar se sot shënohen tre vjet nga vrasja e Bunjakut, ndërsa ka ngritur shqetësimin se udhëheqësi i vetëpranuar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës.
“Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëpranuar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane.























