PDK përkujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e rënies
BKT
Lajme

PDK përkujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e rënies

E.Hoti/RTKlive

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë.

PDK ka thënë se Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë kryerjes së detyrës, në përleshjet e armatosura në Banjskë.

“Sot, në 3-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku”, thuhet në postimin e PDK-së.

Në mesazhin e saj, partia ka vlerësuar sakrificën e Bunjakut, duke e cilësuar atë si simbol të guximit dhe përkushtimit ndaj vendit.

“Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë.E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”, ka deklaruar PDK-ja.


MË SHUME NGA Lajme