Schuebel: Keqardhje që Serbia s’ka ndërmarrë hapa ndaj përgjegjësve për Banjskën
BKT
Lajme

Schuebel: Keqardhje që Serbia s’ka ndërmarrë hapa ndaj përgjegjësve për Banjskën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë homazhe sot për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë.

Schuebel ka kujtuar Bunjakun, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në veri të Kosovës.

“Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij”, ka shkruar Schuebel në një postim në Facebook.

Ambasadori i BE-së ka theksuar se Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë të japin llogari para drejtësisë.

“BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin të japin llogari dhe shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që ndodhen në Serbi”, ka deklaruar Schuebel.


MË SHUME NGA Lajme