‘Dardanët’ para duelit me Irlandën: Sonte në ‘Fadil Vokrri’ të jetë festë
BKT
Sport

‘Dardanët’ para duelit me Irlandën: Sonte në ‘Fadil Vokrri’ të jetë festë

F.B/RTKLive

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka bërë thirrje për mbështetje të fuqishme për Kombëtaren para përballjes së sontme me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova dhe Irlanda do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ciklit të ri në Ligën e Kombeve.

Pak orë para ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, tifozët kanë kërkuar mobilizim maksimal në mbështetje të “Dardanëve”, duke vënë në pah edhe rëndësinë që ka një pozitë sa më e mirë në grup.

Sipas “Dardanëve”, një renditje e favorshme do t’i mundësonte Kosovës të sigurojë një vend në vazon e dytë për kualifikimet e rregullta, të cilat nisin në mars të vitit 2027.

“Dardanët” kanë bërë të ditur se janë përgatitur për krijimin e një atmosfere të veçantë në kryeqytet dhe në stadium, duke ftuar të gjithë tifozët që të jenë pranë Kombëtares gjatë gjithë ndeshjes.

“Dita e ndeshjes. Klasifikimi i mirë në grup na garanton vazon e dytë për kualifikimet e rregullta që nisin në mars 2027”. Si ‘Dardanë’ kemi marrë të gjitha masat që sonte të jetë festë e vërtetë në ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit ‘Dardanët’.

Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës nis në orën 20:45.