19:11 / 24.09.2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në Evropian
F.Bytyqi/RTKLive
Donjeta Sadiku i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje evropiane në boks.
Boksierja kosovare ka përfunduar e bronztë në Kampionatin Evropian, duke siguruar një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Për Sadikun, kjo është medalja e dytë evropiane në karrierë, duke konfirmuar edhe një herë rezultatet e saj në skenën e boksit kontinental.
Ky sukses vjen si rezultat i punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe sakrificës së boksieres kosovare ndër vite.
Medalja e bronztë e Donjeta Sadikut përbën një tjetër arritje të rëndësishme për Kosovën në sportin e boksit.























