Goditje e rëndë për Realin dhe Francën, lëndohet Konate
F.B/RTKLive
Real Madridi dhe Kombëtarja e Francës kanë marrë një lajm shqetësues për gjendjen e mbrojtësit Ibrahima Konate.
Klubi madrilen ka konfirmuar se 27-vjeçari ka pësuar një lëndim të ligamentit kolateral në këmbën e djathtë gjatë grumbullimit me përfaqësuesen franceze.
Konate iu bashkua Real Madridit gjatë verës si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin. Ai është shndërruar menjëherë në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës, duke luajtur të gjitha minutat në gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara nga madrilenët në La Liga këtë sezon.
Megjithatë, dëmtimi i fundit pritet ta lërë atë jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme. Për momentin, Real Madridi nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e saktë të mungesës.
Mbrojtësi tashmë është larguar nga grumbullimi i Francës, ndërsa në vend të tij është ftuar Leny Yoro i Manchester Unitedit.
Lëndimi i Konatss përbën një shqetësim për trajnerin e Real Madridit, veçanërisht në një periudhë të ngarkuar të sezonit, ndërsa mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë francezi.























