Kuvendi mban seancë të hënën, në rend dite Deklarata për aktgjykimin e Speciales
BKT
Lajme

Kuvendi mban seancë të hënën, në rend dite Deklarata për aktgjykimin e Speciales

G.K/RTKlive

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në seancë plenare, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë miratimi i Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e PDK-së dhe formimi i komisioneve parlamentare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, seanca do të nisë në orën 11:00 në sallën e seancave.

Në rend të ditës janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe betimi i deputetëve.

Më pas, deputetët pritet të shqyrtojnë miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Në rend të ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Seanca pritet të përmbyllet me formimin e komisioneve parlamentare.

 


MË SHUME NGA Lajme