Shefi i EULEX-it takohet me drejtorin e Policisë, diskutojnë situatën e sigurisë
BKT
Lajme

Shefi i EULEX-it takohet me drejtorin e Policisë, diskutojnë situatën e sigurisë

E.Hoti/RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur të premten në takim zyrtar shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në funksion të sigurisë së përgjithshme.

Me këtë rast, drejtori Hoxha ka falënderuar Lopes për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.


MË SHUME NGA Lajme