Bedri Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit
BKT
Lajme

Bedri Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit

N.M. /RTKlive

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje përmes një postimi në Facebook që qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza ka shpërndarë një video përmes së cilës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00.

“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.

Protesta është paralajmëruar si tubim kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme