Protestë në Stockholm në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë
BKT
Lajme

Protestë në Stockholm në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

RTKlive

Në Stockholm të Suedisë po mbahet sot një protestë në shenjë solidariteti me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta është organizuar në Norra Bantorget dhe, sipas organizatorëve, ka nisur në orën 11:00. Tubimi është paraparë të zgjasë deri në orën 13:00.

Organizatorët kanë thënë se protesta është paqësore dhe demokratike dhe se përmes saj komuniteti shqiptar në Suedi synon të shprehë solidaritetin dhe mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së, si dhe kërkesën e tyre për drejtësi.

Iniciatorë të protestës janë Faruk Hoxha, Shkipe Bunjaku, Labinot Demaliaj dhe Ragmi Halili.

Sipas njoftimit të organizatorëve, pjesëmarrësit gjatë protestës do të përcjellin mesazhe në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa tubimi do të zhvillohet duke respektuar rendin publik dhe udhëzimet e autoriteteve suedeze.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme