Dardanët nisen drejt Vjenës, nesër sfidojnë Austrinë
BKT
Sport

Dardanët nisen drejt Vjenës, nesër sfidojnë Austrinë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, tashmë është nisur drejt Vjenës.

Dardanët nesër mbrëma në Vjenë do të përballen me Austrinë, ndeshje që do të luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja jonë sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë para nisjes për Vjenë.

Në seancën e sotme, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve nga ndeshja e kaluar. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi stërvitjen me intensitet të plotë dhe përkushtim maksimal.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij u përqendruan në përgatitjet taktike, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si Dardanët synojnë ta përballojnë sfidën e nesërme.

Kosova në duel me Austrinë vjen pas fitores kundër Irlandës (1-0).

Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës fillon në orën 18:00.