Për të 11-ën ditë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
BKT
Në Fokus

Për të 11-ën ditë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Valjeta Shala/RTK

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur të shtunën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, nën moton “Jo në emrin tim”.

Protesta ka nisur rreth orës 21:00 dhe po shoqërohet me mesazhe për drejtësi, si dhe me thirrje drejtuar institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa lidhur me aktgjykimin dënues.

Sipas organizatorëve, kjo është dita e 11-të e protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.

Protestat janë zhvilluar në ditët e fundit në Prishtinë, me pjesëmarrësit që kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.


MË SHUME NGA Në Fokus