Rast i rrallë për Ronaldon, 90 minuta në stol me Portugalinë
F.B/RTKLive
Portugalia ka regjistruar një tjetër fitore në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Norvegjinë në xhiron e dytë, në një ndeshje të veçantë për Cristiano Ronaldon.
41-vjeçari nuk u aktivizua asnjë minutë, duke e ndjekur të gjithë takimin nga banka rezervë.
Për Ronaldon, kjo ishte hera e tetë në 234 paraqitje me fanellën e Portugalisë që një ndeshje zyrtare e ka nisur nga stoli.
Ndeshja e fundit në të cilën ai kishte nisur si zëvendësues me përfaqësuesen portugeze ishte në shtator të vitit 2024, ndaj Skocisë. Ronaldo u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores 2:1.
Megjithatë, fakti më i veçantë lidhet me kohën kur Ronaldo kishte qëndruar për herë të fundit në stol gjatë gjithë një ndeshjeje zyrtare të Portugalisë.
Kjo kishte ndodhur më 15 qershor 2008, në Kampionatin Evropian. Portugalia u përball me Zvicrën dhe humbi 2:0, por tashmë e kishte siguruar kualifikimin për fazën tjetër. Ronaldo nuk u aktivizua në atë takim.
Që nga ajo ndeshje kanë kaluar plot 6679 ditë, duke e bërë rastin ndaj Norvegjisë një statistikë mjaft të rrallë në karrierën e tij me kombëtaren.
Nëse përfshihen edhe ndeshjet miqësore, Ronaldo kishte qëndruar për 90 minuta në stol edhe në qershor të vitit 2024, në miqësoren Portugali–Kroaci.























