Kurti uron ‘Siparantum’ për fitoren e trefishtë në Mal të Zi
BKT
Kulturë

Kurti uron ‘Siparantum’ për fitoren e trefishtë në Mal të Zi

M.P. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Korin “Siparantum” për fitoren e trefishtë në Park Hall në Herceg Novi, të Malit të Zi.

“Në Kategorinë C2 - Kore të Përziera, në konkurrencë me dy kore nga Serbia dhe dy kore nga Mali i Zi, Siparantum Choir fitoi vendin e parë me 97 pikë, duke u shpallur Fitues i Kategorisë.

Çmimi për Interpretimin të Jashtëzakonshëm në kompozim Bashkëkohor

Çmimi për Dirigjentin më Premtues - Memli Kelmendi

Vendi i Parë - 97 pikë dhe Fitues i Kategorisë C2”, ka shkruar Kurti.

Para një muaji, Kori nga Peja arriti të marrë gjithashtu tre çmime në Malaysian Choral Festival 2026, në Kuala Lumpur të Malajzisë.


MË SHUME NGA Kulturë